Sunday, March 25, 2012

PARASHIKIMI I MOTIT

 Dikur njerëzit e parashikonin ndryshimin e motit me disashenja “besherete”- siç i quante populli ato, si: e kruara e veshëve, mundime në fazat e lagështisë së ajrit, therja e ndonjë plage të vjetër, dhimbje e ndonjë koci etj. Tani, me zhvillimin e shkencës, parashikimi i shërbimit sinoptik për motin është më i saktë, por, për çudi, në RTK ka disa ditë që në programin e mëngjesit po japin të njëjtin “avaz” - fjalë për fjalë:

- “Moti sot do të jetë me diell e më vonë do të përcillet me zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin riga lokale shiu!”...

Po, pra, këta duan të jenë të saktë: brenda ditës moti o do të jetë me diell, o me vranësira, o me riga lokale shiu! të gjitha opsionet e mundshme RTK- i lë të hapura, prandaj është një nga më të saktat në rajon!.

No comments:

Post a Comment